LajmeMagazina

Rrugët “fatale” të Kosovës: Për tetë muaj, 99 të vdekur

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, aksidentet rrugore kanë filluar të bëhen një “damkë” për vozitësit e Kosovës. Të dhënat flasin se për tetë muaj të parë të vitit 2014, nga 85 aksidente të cilësuara si “fatale”, kanë humbur jetën 99 persona.
Në Kosovë, gjatë muajve janar-shtator, kanë ndodhur gjithsej 12 mijë e 300 aksidente rrugore. Ndërsa, gjatë po të njëjtës periudhë kohore (janar- shtator), kanë ndodhur 3635 aksidente të cilësuara si me “lëndime”, me gjithsej 7308 persona të lënduar.
Po sipas këtyre statistikave, gjatë tetë muajve të parë të vitit janë regjistruar 7839 aksidente të cilësuara me “dëme” dhe 731 aksidentet të cilësuara “Godit dhe ik”.
Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft dorëlëshuar në shqiptimin e tiketave për vozitësit kosovarë, ku gjithsej janë shqiptuar 250 mijë e 734 tiketa.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button