LajmeMagazina

Shërbimet Sekrete Serbe Zbulojnë: Fëmijët Do Të Vishen Me Fanella Me Dron Ditën E Flamurit

Ekstremistët shqiptar nga jugu i Serbisë kanë planifikuar që me 28 nëntor për ditën e flamurit, të gjithë nxënësve që ti ndajnë nga një fanellë me fotografi të Shqipërisë së madhe, të ngjajshme me atë që fluturoi në stadiumin e Partizanit në Beograd në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri, shkruajnë mediet serbe, transmeton presheva.com.
Sipas gazetës, plani është që fëmijët të vishen me këto fanellla në orët e mësimit, dhe ky plan është zbuluar sipas tyre siç shkruajnë duke i faleminderuar shërbimeve të sigurisë serbe.
“Kjo nuk është hera e parë që tentojnë për qëllimet e tyre ekstremiste ti implikojnë dhe fëmijët. Këto fanella me fotografi të të quajturës Shqipëri e madhe i sjellin nga Kosova, ku dhe me siguri i shtypin atje. Për të mos i zbuluar, ato i sjellin me sasi më të vogla. Sipas disa informacioneve, para se të ndërpritet ky zinxhir, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë sjellur disa qindra fanella, me madhësi të ndryshme, që mund ti veshin edhe nxënësit e shkollës fillore dhe ata të mesme. Në fanellat me ngjyrë të zezë, është flamuri i Shqipërisë së madhe, të ngjajshme me atë që u fut në stadiumin e Partizanit, në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.
Duke i faleminderuar të dhënave operative që kanë ardhë në shërbimin tonë, ky plan i tyre është zbuluar, dhe është konfiskuar një sasi e madhe e fanellave të tilla” ka thënë një burim i gazetës nga strukturat e sigurisë së shtetit, transmeton presheva.com.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button