LajmeMagazina

Sheshel: U gëzova për vrasjen e Gjinxhiçit

Lideri i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se u gëzua shumë për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjinxhiç, i cili u vra më 12 mars 2003.
“Serbia u çlirua nga tradhëtarët dhe mafiozët. Gjinxhiç ishte ana e errët e historisë së Serbisë dhe një nga gjërat më të errëta që ka ndodhur”, tha Sheshel, i cili dje u kthye nga Haga, pasi tribunali i Hagës i dha liri të përkohshme.
Në seancën në Hagë në 2003, Shesheli deklaroi: “Unë sinqerisht jam i kënaqur kur kam dëgjuar se Gjinxhiç është vrarë, ai kishte vdekur. Këtu unë kam qenë i lumtur sepse Gjinxhiç ishte tradhtari më i madh i popullit të tij”. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button