Incidenti gjatë ndeshjes futbollistike në mes të Serbisë dhe Shqipërisë, kur mbi stadiumin ku zhvillohej ndeshja fluturoi flamuri i Shqipërisë etnike, bëri që mediat serbe të interesohen pa rreshtur për tokën e shqipeve.
Rreth emërtimit të Shqipërisë dihet shumë, por kohët e fundit mediat serbe kanë filluar të hulumtojnë se nga e ka origjinën fjala “Albania”.
Ndërsa këto të dhëna deri sonte mund të mos i kemi ditur. Me “Albania” nuk është emëruar vetëm shteti ynë amë në Kontinentin e Vjetër. Krahas Shqipërisë në Ballkan ekziston edhe një Albani në Kaukaz, por edhe një tjetër vend në ishullin e Mbretërisë së Bashkuar, në Skoci, i cili kohët e fundit, pothuajse u bë shtet sovran dhe i pavarur.
Mund ta merrni me mend, po flasim për Skocinë. Në fakt, fillimisht Alba ishte emri Gal i Britanisë së Madhe, e cila më pas u popullua krejtësisht nga keltët dhe besohet se grekët e vjetër kanë përmendur emërtimin Albi, të cilët e kanë shtrembëruar emrin në Albion. Gjithashtu, emri i vjetër i këtij ishulli, përdoret sot në poezi dhe këngë patriotike. Albionët, njihen si nofkë për anglezët.
Alba ishte edhe emri i hershëm i këtij vendi, para se ky fis të transformohet në skocezët e sotëm. Është pranuar gjerësisht se fjala ka rrënjë indoevropiane për “të bardhën”, por ka nga ata që thonë se emri, Albania, ka rrënjë jo-indoevropiane, pasi që “alb” do të thotë “kodër, mal”, e cila është e pranishme në fjalën “Alp” (kullotë). Nëse kjo është e vërtetë, atëherë nuk është rastësi që gjeografia e Republikës së Shqipërisë dhe Skocisë është e ngjashme, pasi ato shtrihen në male.
Disa hulumtime të kohëve të fundit sugjerojnë se emri “Alba” për Skocinë, në të vërtetë “al-ba” do të thotë “lindja e diellit “, e cila është në kontrast me emrin e hershëm për Irlandën, “Fodla”, që do të thoshte “vendosja e diellit”. Edhe kjo arsyetohet, pasi një nga simbolet e hershme të Skocisë ishte “dalja e diellit në horizont”.
Emri latin Alba, i cili ishte i zakonshëm gjatë mesjetës, shqiptohet Albania. Më vonë, Albania ka hyrë në fjalorin anglez si Albani, kështu që kolonët të cilët erdhën në Amerikë, emëruan qytetet e tyre sipas këtij emërtimi.
Sot skocezët janë shumë sentimental kur bëhet fjala për emrin e vendit të tyre në gjuhën e tyre, që përdoret praktikisht vetëm në shenjat dygjuhësore. Duke ditur se gjuha zyrtare e skocezëve de facto dhe de jure është anglishtja, populli skocez kërkonte që në fanelat e kombëtares së tyre në futboll dhe ragbi, të jetë edhe mbishkrimi Alba, të cilën gjë Federata e Futbollit e bëri.
Kjo nuk është e gjitha: qeveria e tyre quhet “Riaghaltas NA h-Alba”, parlamenti – “Parlamaid na h-Alba”.
Gjithnjë e më tepër po popullarizohet edhe slogani “Alba gu Brath”, i cili në galishte do të thotë “Skocia përgjithmonë”, e cila është thënie e famshme te filmi i regjisorit, Mel Gibson, “Braveheart”.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;