LajmeMagazina

Siriani i fshehur nën dyshemenë e veturës kapet në Serbi

Një shtetas sirian i cili po tentonte të kalojë ilegalisht kufirin serb, i fshehur nën dyshemenë e një veture të llojit Fiat, u zbulua dhe ndalua nga autoritetet doganore serbe.
Siriani i cili po tentonte të hynte ilegalisht në zonën e shteteve të BE-së, ishte fshehur në një veturë e cila drejtohej nga një shtetas i Polonisë, raporton Tanjug. 
Zyrtari doganor i cili fillimisht e kishte pyetur drejtuesin e veturën nëse kishte diçka për të deklaruar e që mori përgjigje negative, vërejti në dysheme një hapësirë që mbahej me vida dhe dyshoi se aty fshihej diçka.
Pas gjurmimit të mëtutjeshëm aty, poshtë dyshemesë, brenda një hapësire të mbyllur me një kapak, u gjet i fshehur një shtetas sirian.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button