LajmeMagazina

Skandal në USHT: Kërcënohen studentët dhe gazetarët

Në hapësirat e  USHT-së nga Organizata Studentore sot ka filluar shpërndarja e një fletushke, përmes së cilës kjo organizatë pyet publikisht se: A ekziston parlament studentor? Si është zgjedhur parlamenti studentor?  Kush janë anëtarët e parlamentit studentor?  E kështu em radhë. Fletushka ën fjalë ka qenë shkas që sigurimi i universitetit reagoi në mënyre të dhunshme ndaj aktivisteve të OSP duke i futur disa prej  tyre në një zyre ku ende vazhdojnë ti mbajnë peng.
“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të kolegeve tanë dhe njëkohësisht ftojmë te gjithë studentet që të bashkohen në organizim dhe tu themi ne mënyre të qarte te gjithë atyre që mundohen të shtypin zërin dhe të drejtat e studenteve që nuk munden të na frikësojnë dhe shantazhojnë. Ne jemi studente dhe jemi të  vetëdijshëm per të drejtat tona dhe nuk pranojmë ti nënshtrohemi askujt”, deklarojnë nga Organizata studentore.
Ndryshe, Organizata e Studentëve të Pavarur “OSP” është organizatë studentore, e cila synon ndryshime thelbësore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me qëllim që në USHT, të krijohet një Parlament Studentor i mirëfilltë, i cili nuk do të emërohet nga lartë, por do të zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta studentore dhe do të angazhohet për gjendjen e rëndë të studentëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, thuhet në kumtesëne postuar në faqen e kësaj organizate në facebook.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button