LajmeMagazina

​Sot Dita ndërkombëtare e viktimave në aksidente trafiku dhe e tolerancës

Sot është Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave në aksidente e trafikut. Kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së opinionit në aksidentet e trafikut, pasojat, shpenzimet dhe masat që mund të merren për t’i evituar ato…
Në Kosovë sivjet kanë ndodhur mbi 70 vdekje në aksidente trafikut.
Mund të jetë rastësi që kjo ditë ndërkombëtare shënohet një ditë pas fillimit të sezonit dimëror të vozitjes në Kosovë, sipas të cilit të gjithë shoferët duhet të kenë pajisjet dimërore me vete.
Sot në botë shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, e vendosur me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara më 16 nëntor të vitit 1995 në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, shënohet sot në gjithë botën.
Sipas Deklaratës së Kombeve të Bashkuara, toleranca është pranimi i faktit se “qeniet njerëzore janë natyrshëm të ndryshëm për nga pamja, pozita, të folurit, sjelljet dhe vlerat, kanë të drejtë të jetojnë dhe të jenë ashtu siç janë”.
Në Kosovë nuk ka ndonjë informacion për shënimin e kësaj dite, pavarësisht se të gjithë flasin për nevojën e tolerancës, si një standard i demokracisë.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button