Qëndrimi i të rinjve në Shtëpi të Kulturës në Bujanoc, kësaj radhe është bërë për gazetë, për kulturën e pastërtisë që ata treguan.
Papastërtia e lënë pas në ulëset e sallës së madhe të këtij institucioni të kulturës ka nxitë edhe reagimin e drejtorit Arsim Asllani.
“Pas një organizimi në Shtëpi të Kulturës, kjo është gjendja që lanë nxënësit e shkollës së mesme, ku fotografit flasin vetë”, është shprehur drejtori i këtij institucioni, Asllani, i cili në adresë të portalit informativ Titulli.com ka dërguar fotografitë e mëposhtme.
Fara kungulli e luledielli, vezë të thyera, çipsi, pako të zbrazëta të ëmbëlsirave, këto ishin mbeturinat e lënë pas nga të rinjtë, që sipas drejtorit, pjesa dërmuese ishin nxënës të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Në mbrëmjen e së premtes, në këtë institucion kulturorë, u zhvilluan “Lojërat pa kufi” që kanë karakter garues, të cilat kanë nxitur interesim dhe pjesëmarrje të lartë të të rinjve.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;