Inspektorët e policisë së Vranjës tashmë e kanë bërë hobi që cdo ditë pune, edhe gjatë vikendit ta vizitojnë Tërrnocin e Madh dhe të bastisin familjet shqiptare. Edhe gjatë orëve të pasditës së sotme (e shtunë 08 nëntor) inspektorët e Vranjës të shoqëruar nga policia lokale kanë bastisur në shtëpinë e Sh.A në Tërrnoc.
Sipas burimeve të BujanociNet, nuk është bërë e ditur arsyeja bastisjes, por gjithsesi është shkaktuar frikë tek familjarët prezenca e madhe e policisë dhe inspektorëve nga Vranja. Vlenë të theksohet se, inspektorët e Vranjës të shoqëruar nga policia e Bujanocit, cdo ditë janë nëpër rrugët e Tërrnocit, kështu duke shqetësuar popullatën gjegjësisht fëmijet të cilët shkojnë në shkollë apo shëtisin.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;