LajmeMagazina

Tërrnoci të premtën në Protestë: STOP PLAÇKITJES SË FAMILJEVE SHQIPTARE

Kryesia e Bashkësisë Lokale e fshatit Tërrnoc në mbledhjen e fundit të mbajtur sot, ka reaguar ashpër ndaj aktit të fundit të policisë të cilët në mënyrën më të vrazhdë  kofiskuan duhanin e kultuvuar nga familjet shqiptare.  Në reagimin e BL-së thuhet se:
Bashkësia Lokale e fshatit Tërrnoc reagon ashpër ndaj bastisjes dhe konfiskimit të duhanit të papërpunuar tek familjet Avdiu dhe Jusufi dhe kërcënimet ndaj familjeve tjera shqiptare të këtij vendbanimi, se do ti konfiskojnë duhanin që është i pakontraktuar. B.L konsideronë se këto akte janë jashtëligjore dhe antinjerzore që kanë për qëllim shpërnguljen e popullatës nga këto troje, pasi që kultivimi i duhanit ka qenë burim kryesorë i të ardhurave finansiare për familjet shqiptare. 
Kultivi i duhanit prej kohësh ka qenë jo vetëm burim finansiarë për kafshatën e bukës por edhe burim kryesorë për shkollimin e gjeneratave të reja të cilat janë ardhmëria jonë. Lidhur me këtë akt natishqiptarë BL e fshatit Tërrnoc ftonë qytetarët që masovikisht të premtën më 07.11.2014 duke filluar nga ora 13:00h të jenë pjesë e protestës e cila do të mbahet në qendër të fshatit në shenjë përkrahje të vëllezërve tanë, STOP PLAÇKITJES SË FAMILJEVE SHQIPTARE”.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button