Të paktën katër izraelitë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur kur dy burra të pajisur me armë të ftohta, thika dhe sëpata, sulmuan një sinagogë në Jerusalemin Perëndimor.
Sipas autoriteteve izraelite, dy sulmuesit që kishin në dorë edhe një pistoletë, ishin palestinezë, kushëri mes vete, nga Jerusalemi Lindor.
Policia izraelite i qëlloi sulmuesit për vdekje në kohën kur po kryenin aktin e tyre terroristë brenda sinagogës, raporton BBC, transmeton lajmi.net.
Gjatë këtij muaji në Jerusalem janë shtuar tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve, me një varg sulmesh vdekjeprurëse dhe përplasjet që kanë të bëjnë me pretendimet e të dyja palëve rreth një vendi të shenjtë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duke e komentuar aktin e vrasjeve në sinagiogë, ka thënë se do t’iu përgjigjet “me dorë te hekurt” vrasjeve brutale që ndodhen të martën në Jerusalemin Perëndimor.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;