LajmeMagazina

Welcome, iu thotë Kanadaja të interesuarve për punë atje

Kanadaja në vitin 2015 do të pranojë ndërmjet 260-280 mijë qytetarë të huaj, që paraqet numër rekord në historinë e re të këtij vendi, tha ministri për Shtetësi, Chris Alexander duke prezantuar planin  për imigrim për vitin e ardhshëm.
“Plani i ri imigrues përforcon përqendrimin e qeverisë sonë në rritje afatgjatë ekonomike dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve kanadez. Me këtë plan do t’i dëshirojmë mirëseardhje numrit rekord të personave, të cilët do t’i kontribuojnë ekonomisë sonë dhe tregut të fuqisë punëtore”, deklaroi Alexander, transmeton Lajmi.net.
Ai tha se Kanada më 2015 do të bëjë bashkë më shumë familje ardhacakësh dhe do të vazhdojë të ndihmojë qytetarët më të rrezikuar të botës.
Më së shumti imigrantë (65 për qind) do të pranohen në kategorinë e imigrantëve ekonomike, kurse 35 për qind të tjerë për bashkim familjar. Në këtë kategori hyjnë edhe refugjatët e të tjerët, të cilët gjatë viteve të shkuara janë pranuar në Kanada në bazë të programeve humanitare.
Prej vitit 2006 deri më 2013, Kanadaja ka pranuar numër rekord të ardhacakëve sipas bazave të ndryshme – mesatarisht nga 257,000 çdo vit.
Kanadaja ka një territor shumë të madh, kurse numri i banorëve nuk tejkalon 38 milionë banorë. Për arsye të shpenzimeve të mëdha për miram,bajtjen e infrastrukturës, Kanadaja ka përllogaritur se i nevojiten të paktrën 40 milionë banorë, mundësisht sa më shumë nga ta të jenë taksapagues.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button