LajmeMagazina

Zvicër: Dea Hebibi nga Presheva mori Çmimin e Publikut në spektaklin “Potz kids”

Ajo shkëlqeu në spektaklin e 10-të jubilar «Potz kids» – «Bülachu zgjedh talentin» 
Sukseset e të rinjve tanë në mërgim nëpër sfera të ndryshme të përditshmërisë sonë nuk kanë të ndalur. Bülachu, një qytet në Kantonin e Cyrihut, me 18. 408 banorë, ku i bashkëngjitet edhe fshati Höri, ngjitur me këtë qytet, i cili ka 2. 636 banorë, për dhjetë vjet me radhë, e organizon një spektakël interesant.
«Potz kids» – «Bülachu zgjedh talentin» është një spektakël, i cili e zgjedh talentin nga moshat e reja, nga klasa e gjashtë deri në të nëntën. Më pastaj, konkurrohet dhe bëhet një përzgjedhje deri në natën finale. Kësaj here, në natën finale, në mesin e shtatë të tjerëve arriti 12-vjeçarja nga Presheva, Dea Hebibi, që jeton në Höri të Cyrihut, nxënëse e klasës së shtatë. Ajo e këndoi këngën «All of me», nga Johne Legend, në gjuhën angleze.
Pas një gare të fortë, ku u këndua dhe vallëzua, nga publiku, me mbi 100 pjesëmarrës, kryesisht zviceranë, të moshave të ndryshme, Deas iu nda Çmimi i Publikut. Në juri ishte edhe Gabriella Grossenbacher, nga «Voice of Switzerland». Anëtarët e jurisë i dhanë fjalët më të mira për preshevaren Dea Hebibi. Gjithashtu zonjusha Grossenbacher e vlerësoi lart, meqë Dea dëshmoi se e ka një zë të fuqishëm dhe pret edhe suksese të tjera.
Me një buzëqeshje të çiltër, kur iu bën disa pyetje nga moderatorët, pasi iu nda çmimi, Dea jepte përgjigje të shkurtra, konkrete dhe sinqerta.
Dea nuk i fshehu edhe emocionet e saj: «Kur jam në Preshevën e bukur, atje këndoj me kushërirën time. Nuk kam marr pjesë në asnjë manifestim për të kënduar, pra në asnjë garë. Publikisht kam kënduar vetëm në dasmën e xhaxhit tim, duke ia bërë si dhuratë një këngë, mu në kohën kur mysafirët e shumtë hanin darkë. Përndryshe, me motrën time më të vogël, Eda, këndojmë shpesh në banesën tonë, sepse edhe ajo këndon shumë bukur».

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button