LajmeMagazina

Zvicër: Kamioni shtyp për vdekje 10 vjeçaren shqiptare nga Bujanoci, e ndjera varroset në vendlindje

Dhimbje e madhe ka kapluar familjen shqiptare Jahiji nga Derdingeni i Soloturnit. Familja ka humbur vajzën 10 vjeçe në një aksident trafiku. Qenan Jahiji (44) ka treguar për Blick për tragjedinë që ka ndodhur të premten e kaluar. Ai për herë të fundit e kishte parë vajzën e tij të madhe Majlinden të enjten mbrëma. Qenanin tregon për Blick se si e kishte përshëndetur për herë të fundit në dhomën e saj të fjetjes Majlinden. Ajo u përgjigj: „Flej mirë, Babi“.
Ditën e nesërme  babai i Majlindës shkon në punë herët.  Në ora 15 ai është kthyer në shtëpi me gruan e tij, Shyreten (35) dhe vajzën  tjetër, Eliza (6).
 “Majlinda ka pasur deri në ora15  orë të edukatës fizike në shkollë. “, tregon babai.
Familja shqiptare nuk e di si ka ndodhur rasti: Majlinda do të duhej me biçikletën e saj në orën 15.10 nga vend parkim i Coopit të kalojë rrugën Steinmattstrasse. Në këtë moment vjen në rrugën kryesore një kamion  duke e shkelur 10-vjecaren për vdekje.
Aksidentin e kishte shkaktuar një shofer zviceran 63-vjeçar. “Unë nuk mund të jem i zemëruar me të,” thotë  babai i Majlindës,  Qenan Jahiji.
„Si një postier e di se diçka e tillë mund tu ndodhë të gjithëve, kur kamionët dhe fëmijët janë në lëvizje”  Megjithatë, ai pyet: “Pse ai u kthye në këtë rrugë që të çon në një zonë me shpejtësi të kufizuar  30 km/h? „Ju lutem shoferë të dashur, të jeni të kujdesshëm në ato lagje! “, ka porositur i pikëlluar Jahiji
Si ka ndodhur aksidenti ende është e paqartë. Prokuroria ka inicuar procedurën penale për aksidentin. “Gjykimi nuk na e rikthen  vajzën tone, e cila tri ditë më vonë do ta festonte ditëlindjen e saj të njëmbëdhjetë», thotë Jahiji.
Familja Jahiji ka varrosur vajzën e tyre në fshatin Verban të Bujanocit.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button