LajmeMagazina

A do të shuhet RTV Bujanoci dhe RTV Presheva?

Shoqata Joqeveritare e Gazetarëve të Serbisë (NUNS), ka shpallur të dhënat rreth kompanive dhe personave fizik të cilët në bazë të ftesës publike të Agjensionit për Privatizim kanë paraqitur letrat rreth interesimit për blerjen e 49 mediave shtetërore.
Në listën e cila është shpallur në internet portalin e NUNS-it, gjenden edhe katër shtëpi mediale nga jugu i Serbisë, RTV Bujanoci, RTV Vranja, Radio Leskoci dhe Televizioni i Pirotit.
Siç thuhet në NUNS, për privatizimin e RTV Bujanocin është interesuar Elhan Behluli, ndërsa për privatizimin e Radio Televizionit të Vranjës letër interesimi kanë dërguar sindikati i Gazetarëve të Serbisë – RTV Vranjë,  Ninosllav Smilkoviq dhe Mikllosh Dimitrijeviq.
Për privatizimin e Radio Leskocit është e interesuar Lidija Cvetanoviq, ndërsa për televizionin e Pirotit është interesuar Branisllav Illiq – nga Kanal P dhe Zoran Maniq, përfaqësuesi i konsorciumit të punësuarve. Për RTV Preshevën nuk është paraqitur asnjë blerës potencial.
NUNS-i deri më tani nuk jep më shumë detaje rreth personave të cilët kanë dërguar letrat për synim për privatizimin e mediave, përveç detajit se bëhet fjalë për personat fizik nga Serbia.
Në NUNS kujtojnë se afati për privatizim i të gjithë mediave shtetërore është 1 korriku 2015. Nëse mediat deri në atë kohë nuk shiten, procedura pezullohet ndërsa kapitali privatizohet me transferimin e aksioneve tek punonjësit, pa kompensim.
Nëse punëtorët nuk e pranojnë transferimin e aksioneve falas, mediat ndalojnë së ekzistuari dhe fshihen nga regjistri.
Vlen theksuar se në dy televizionet publike në Luginë të Preshevës janë të punësuar gjithsejtë 67 punëtor. Në Radio Televizionin e Bujanocit të punësuar janë 40 punëtorë, kurse në RTV Presheva 27 punëtorë medial dhe staf ndihmës.
Privatizimi i këtyre mediumeve do të prekë stafin e tyre, që sipas të gjitha gjasave numri më i madh i këtyre punëtorëve do të mbeten pa punë.
Portali informativ Titulli ka mësuar se pushtetet lokale pas privatizimit, apo shuarjes së këtyre mediumeve, kanë në plan themelimin e një mediumi të ri rajonal, që selinë do ta ketë në Preshevë, ndërsa në Bujanoc do të hapej një studio.
Edhe përskaj këtij angazhimi pritet që pjesa dërmuese e punëtorëve medial të RTV Preshevës dhe Bujanocit të mbetet i papunë, në kohën kur në Luginë të Preshevës kemi papunësinë më të madhe në vitet e fundit.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button