LajmeMagazina

Aksidentohen dy vetura në Preshevë, njëra rrokulliset (Video)

Dy automobila janë aksidentuar sot në Preshevë. Përveç dëmeve materiale të aksidentuarit kanë pësuar edhe lëndime.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e së dielës, në rrugën në drejtim të stacionit hekurudhorë.
Sipas dëshmitarëve, deri te aksidenti besohet të ketë ardh për shkak të shpejtësisë të papërshtatshme, gjatë tentimit të tejkalimit nga njëra prej dy veturave të përfshira në aksident, transmeton Titulli.
Me këtë rast njëra nga makinat ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në kanalin buzë rrugës. Pesë anëtarët e familjes që gjendej në veturën e rrokullisur janë shtruar për shërim në spitalin e Vranjës.
Në Luginë të Preshevës, sikurse në pjesë tjera të rajonit, po mbretëron mot i ftoftë me të reshura të dendura të borës, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve lokale, sipas pjesëmarrësve në komunikacion, nuk është në nivelin e duhur./Titulli.com/

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button