Në një tryezë shkencore “Nga Shqiptarët dhe Serbët, tek Shqiptarët dhe Serbët”, të organizuar nga Universiteti Publik “Haxhi Zeka” i Gjilanit, analisti serb Dushan Janjiq, ka thënë se zhurma që u bë gjatë vizitës së Ramës në Beograd, ishte një shenjë se Serbia nuk ka rrugë tjetër pos bashkëpunimit. Janjiq thotë se pavarësisht kush e lëshoi Dronin mbi Beograd, në fund ai pati ndikim pozitiv.
Janjiq, tha se vizita e Edi Ramës në Beograd dhe zhurma që u bë, nuk ishte se e kishte emrin Rama, apo pse vinte nga Shqipëria, por pse ishte shenj për Serbinë që nuk ka rrugë tjetër pos bashkëpunimit.
Rektori i Universitetit Publik “Haxhi Zeka” të Gjilanit, Arben Dërmaku tha se shqiptarët dhe serbët duhet ta respektojnë njëri tjetrin, por pa pretenduar se duhet ta duan njëri tjetrin.
E, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se për problemet mes shqiptarëve dhe serbëve, bota organizoi tri procese të mëdha. Atë të Ramujesë për ndaljen e luftës, atë të Vjenës për shpalljen e pavarësisë dhe tani dialogun e Brukselit, e cila po i korrigjon lëshimet e Rambujesë, Vjenës e lëshimet tjera gjatë historisë.
Por, Haziri vazhdon të mendoj se zgjidhja e problemeve mes shqiptarëve dhe serbëve, është zgjidhja e problemit të territorit, pasi sipas tij, edhe lufta është zhvilluar për territore.
Analisti serb Dushan Janjic tha dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, ishte shumë i rëndësishëm për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
Por, sipas tij, Droni dhe vizita e Ramës në Beograd, pavarësisht zhurmës që bënë, ato në fund do të rezultojnë se kishin efekte pozitive.
“Drama rreth Ramës, nuk ka qenë që e ka emrin Rama apo pse vije nga Shqipëria, por pse ka qenë një shenj shumë e qartë për Serbinë se nuk ka rrugë tjetër pos bashkëpunimit. Kjo është ajo që i ka aktivizuar vendasit në Serbi edhe disa lojtarë të mëdhenj jashtë Serbisë që të bëhen edhe me të shqetësuar. Për këtë arsye e kemi pasur edhe dronin, nuk e dimë ende kush e sulmoi me dron Serbinë, mirëpo këto ethe që zunë vend mendoj që kanë qenë pozitive. Pastaj e patëm edhe një goditje tjetër pozitive dhe kjo ishte kthjellimi i qarkut jugor”, tha Janjiq.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;