LajmeMagazina

Bujanoci, stacioni i kosovarëve për në perëndim

“Nuk dua që t’ia dij se ku do të arrijë, vetëm sa më larg nga kjo tokë e mallkuar, sepse më ka ardhur në maje të hundës” këto ishin fjalët e një të riut nga Shtimja e Kosovës, i cili me një çantë krahu ia kishte mësyrë perëndimit, një rrugë pa krye. “Nuk e di se ku do të arrijë, kam planifikuar në Francë por të më ndihmojë Zoti që mos të më kapin në Hungari” thotë ai.

Stacioni i autobusave “Nish Ekspres” në Bujanoc është vendtakimi ku të rinjtë shqiptarë, por edhe ata me familje nga shum qytete të Kosovës, bashkarisht nisin drejt Suboticës e më pas për të kaluar në Hungari nëpër kanalet ilagele. Linja e autobusit “Nish Ekspres” e orës 21:45 Bujanoc-Beograd, është detyruar që ti angazhojë dy autobusë për kosovarët të cilët ia kanë mësyrë Perëndimit, kështu ishte edhe sonte më 3 dhjetorë në këtë stacion.

Disa të rinjë të cilët, janë në gjendje të rrezikojën gjithçka vetëm që të arrijnë në një shtet perëndimorë. Blerimi nga Shtimja thotë se, “kam tentuar që të kalojë në Merdare nuk pata sukses, pastaj tek Dheu i bardhë prap më kthyen, mu desht që të merja rrugën e malit vetëm që të arrija këtu në Bujanoc dhe tash po pres autobusin deri në Beograd dhe pastaj për në Suboticë ku janë duke na pritur disa shqiptarë, që të na kalojnë kufirin në këmbë”
Shumica e të rinjëve që kanë kaluar kufirin edhe pse një numër i tyre ka kaluar nëpër rrugë ilegale, ata janë të paisur me dokumente qarkullimi nëpër Sërbi, por ka edhe prej atyre që arrijnë me taxi nga Maqedonia, një gjë e tillë ishte prezente edhe gjat mbërmjes së sontme, kur taxi nga Maqedoni solli një familje kosovare në stacion, të cilët pastaj i blenë biletat për linjën Bujanoc-Beograd.
Përveç rrugëtimit të mundimshëm deri në Bujanoc, akoma pa u nisur, disa persona po gjejnë mënyra të ndryshme për të përfituar nga hallexhinjtë, ata duke mos e ditur gjuhën po bëhen viktima të mashtrimeve të ndryshme. Vetëm brenda një ore një kiosk afër stacionit të autobusit e pronarit serb ka arritur të përfitojë disa dhjetra euro duke i mashtruar ata në kursin e euros me dinarë, sepse çdo kush që blente diqak pronari i kioskut në bashkëpunim me disa shqiptarë që gjoja po i orientojnë ata, euron ia llogarit 110 dinarë për një euro, ndërsa kursi valutor është 120 dinarë për një euro. Të gjitha këto mashtrime pronarët e kiosqeve sërbe po i bëjnë në bashkëpunim me disa shqiptarë nga komuna e Bujanocit.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Tronditës është edhe fakti kur shkojn me ble biletën e autobusit, shitësit e biletave të nacionalitetit serb pothuajse në çdo biletë përfitojnë nga 4 euro, edhe ata duke përdorur kursin valutorë mes dinarit dhe euros, për një biletë prej 2500 dinarë ata detyrohen të paguajnë 25 euro, 500 dinarë më shumë (4 euro), një përfitim shum i madh, sepse brenda një nate në këtë stacion sipas dëshmitarëve kalojnë rreth 100 veta. Një familje 4 anëtarëshe nga Gjilani, prindërit dhe dy fëmijët u dëtyruan që të presin rreth 2 orë në stacion, sepse kishin arritur herët, ata duke mos dashur që ta tregojnë identitetin, thanë se, nuk kanë lënë askend në Gjilan, kushtet e vështira ekonomike i kanë detyruar që ta marrin këtë rrugë e cila nuk është e lehtë por, “zori të detyron që ta marësh këtë rrugë me fëmijë të vegjël” thotë nëna e dy fëmijëve e cila shpreson që mos të kapet nga policia në Hungari, sepse atje thotë është rreziku më i madh, “por rrisku i fëmijëve, ndoshta do ta kalojmë më lehtë” htotë ajo.
Gjatë kohës kur mbusheshin autobusët me kosovarë për në vendet perëndimore, policia ishte prezent në stacion, por asgjë nuk kishte të bëntë me prishjen e rendit dhe intervenimi nuk ishte i nevojshëm, pothujase të gjith ishin të paisur me dokumente përkatëse për hyrje në Sërbi./BujanociNet/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button