Shefi i delegacioni të BE-së në Serbi, Michael Devenport sot në Bujanoc me kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka njoftuar për fillimin e ndërtimit të ndërtesës së fakultetit ekonomik të Suboticës që do të punoj në Bujanoc.
Projekti i ndërtimit është plan i partneritetit të qeverisë së Republikës së Serbisë, Komunës së Bujanocit, Fakultetit, Unionit Evropian dhe qeverisë së Zvicrës dhe do të ofrojë një mundësi për studentët e tanishëm dhe të ardhshëm një shkollim me strukturë moderne dhe të pajisur.
Bashkimi Evropian do të ofrojë ndihmë nëpërmjet programit Evropian PROGRES rreth 800.000 euro për ndërtimin e ndërtesës, ndërsa planifikohet që komuna e Bujanocit me qeverinë e Serbisë nëpërmjet Trupit Koordinues të përkrahin projektin me rreth 280.000 euro.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;
Punët për ndërtim do të fillojnë kah fundi i vitit, nëse kushtet atmosferike lejojnë deri në tetor të vitit të ardhshëm.
“Së bashku kemi arritur një progres të jashtëzakonshëm dhe unë me kënaqësi mund të them se Bashkimi Evropian, me qeverinë e Serbisë, komunën do të financojnë ndërtimin e ndërtesë, por edhe të vazhdojmë, drejtpërdrejt dhe tërthorazi të përfshihemi në këtë projekt” ka thënë ambasadori Devenport, gjatë vizitës së tij në Bujanoc.
Shefi i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq kujtoi se fillimi i punës për ndërtimin e ndërtesës është pas një pune shumë të madhe dhe tolerancës së të gjithë parnterëve dhe donatorëve dhe kjo është një dëshmi që kjo është e vetmja mënyrë për të arritur qëllimet të cilat janë të përbashkëta për të gjithë – një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e Serbisë juglindore.
“Kjo është një ngjarje e madhe për studentët shqiptar, serb dhe rom dhe të gjitha komunitetet që jetojnë në Bujanoc dhe rrethinë. I faleminderoj të gjithë partnerët që marrin pjesë në projekt dhe dua që në vitin e ardhshëm shkollor, gjatë regjistrimit në fakultetitin e ri, të rritet numri i studentëve nga Bujanoci por edhe më gjerë” ka thënë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Fakulteti i Suboticës ka hapur degën e saj në Bujanoc në vitin 2011 dhe tani ka mundësin që të akreditohen tre programe të studimit: marketing, financa dhe bnka dhe sigurime. Deri tani me sukses janë regjistruar katër gjenerata me gjithsejt 302 student shqiptar, serb dhe rom. Me rritjen e numrit të studentëve është bërë problem ede hapsira adekuate për arsim dhe ndërtimi i kësaj ndërtese të re do të zgjidh këtë çështje.