LajmeMagazina

Dëshmia nga Presheva, shqiptarët po braktisin Luginën

Lugina e Preshevës sa vjen e po braktiset nga shqiptarët. Një tregues mjaft i shqetësues është dhe fakti se brenda 6 vitesh numri i nxënësve që frekuentojnë shkollat në tërë Luginën e Preshevës ka rënë me 20-30 %.
Ndërsa në shkollën 8 vjeçare në fshatin Miratoc, një nga shkollat më të mira në Luginën e Preshevës rënia është në nivele sheqetësuese, dhe kap shifrat e 60%. Jo vetëm kaq edhe ato pak nxënës shqiptar që kanë ngelur u duhet të përballen me mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.
Në 5-6 vitet e fundit numri i nxënësve ka rënë me 20-30 % për shkak të emigrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës drejt vendeve europiane por dhe rënia e lindshërisë. Një ndër shkollat më ekstreme është shkolla në Miratoc, që unë drejtoj.
Në 2005-2006 në këtë shkollë studionin 698 nxënës ndërsa sot në këtë shkollë studiojnë 267 nxënës, pra mbi 60% më pak “ tregon për Balkan Magazine drejtori i shkollës fillore në fshatin Miratoc, Gafurr Hyseni në një intervistë për emisionin Ballkan Magazine, të mbrëmjes së djeshme në Ora News.
S’kemi tekste mësimore, Shqipëria e Kosova të na ndihmojnë
Një tjetër shqetësim për shqiptarët në Luginën e Preshevës janë tekstet shkollore. Deri tani është lejuar vetëm abetarja e gjuhës shqipe. Hyseni thotë se vetëm një bashkëpunim mes tre ministrive të arsimit, asaj serbe, shqiptare e kosovare mund t’u vijë në ndihmë fëmijëve të Luginës së Preshevës sa I takon teksteve shkollore.
“Ministria e Arsimit e Serbisë edhe pse e parasheh arsiminin e pakicave në gjuhën amëtare dhe furnizimin me tekste shkollore, ky ligj është i parealizuar për pakicën shqiptare. Nga klasa e I-8 mungojnë tekstet në masë të madhe. Për shumicën e lëndëve nuk janë lejuar nga Ministria e Arsimit e Serbisë dhe nxënësit dhe mësuesit përballen me probleme të mëdha.
Zgjidhja më e mirë është bashkëpunimi. Meqë nuk kemi mundësi të bëjmë tekste mësimore pëgjigjja e këtij problemi do të jetë bashkëpunimi i MAS së Shqipërisë me MAS e Kosovës dhe të MAS së Serbisë me ndërmejtësimin e një komisioni të veçantë dhe një faktori ndërkomëbtar që të ndërhyjnë e të bëjnë shkëmbimet e teksteve shkolle nga Shqipëria apo Kosova. Ne nuk kemi kapacitete të tillë intelektuale për një numër aq të madh tekstet, nuk mund të bëjmë 100 tekste për 100 lëndë” thotë Hyseni për gazetaren Linda Karadaku, duke u shprehur optimist se pas vizitës së kryeministrit Edi Rama do ketë një situatë më të mirë.
Gafur Hyseni, drejtor i shkollës 8 vjeçare në fshatin Miratovc duke folur për Balkan Magazine.
Unifikimi i teskteve shkollore
Në fillim të vitit shkollor Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë konfiskoi mbi 5 mijë teskte shkolle që ishin të destinuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës nga Kosova. Edhe pse bsiedimet e Ambasadës së Shqipërisë kanë qenë intensive, deri më tani vetëm abetarja është lejuar, ndërsa tekstet tjera janë penguar.
Dekani i Fakultetit filozofik në Kosovë Bujar Dugolli i ftuar në Balkan Magazinë thotë se unifikimi I tekstit të abeteras Kosovë- Shqipëri ka nisur dhe po ecën mirë dhe shpreson që kjo nismë të mos ngelet vetëm aty.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button