LajmeMagazina

Gjermania i ka dërguar Serbisë 11 kushtet për Kosovën

Berlini zyrtar i ka nisur Beogradit 11 kushtet për Kosovën për hapjen e kapitujve dhe vazhdimin e negociatave me Bashkimin Europian.
Këto kushte prekin “rëndë Serbinë” dhe janë hapur në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.
Ndër keto 11 kushte është edhe miratimi i Statutit të Asociacionit (Bashkësisë) së Komunave Serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, pjesëmarrja e Kosovës në të gjitha forumet rajonale, njohja e pasaportës së Kosovës në kufirin me Serbinë dhe ngritja e objekteve me material të fortë – mure, në pikëkalimet kufitare.
“Nëse Serbia përmbush gjithë çfarë kërkohen, liderët evropianë që në Samitin Europian të dhjetorit do të mund të caktonin në fund të janarit konferencën e ardhshme ndërqeveritare, në të cilën do të hapeshin njëherësh kapitujt 32 (kontrolli financiar) dhe 35 (mbi Kosovën)”, thotë gazeta.
Këto pika janë tepër të rënda për Serbinë, pasi shteti serb mbetet vetëm të firmos pavarësinë e Kosovës.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button