LajmeMagazina

Gjilani Do Të Hap Zyre Për Luginën E Preshevës

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se së shpejti do të hapet zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Haziri, ka thënë se kjo zyrë do të trajtoj të drejtat civile për gjithë qytetarët shqiptarë që për shkak të problemeve ligjore dhe gjendjes që është në Kosovë nuk trajtohen në mënyrë të barabartë.
“Do të angazhohemi që ta funksionalizojmë shumë shpejt edhe Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kjo zyrë do të trajtoj të drejtat civile për gjithë qytetarët tanë që për shkak të problemeve ligjore dhe gjendjes që është në Kosovë nuk trajtohen barabartë. Zyra do të bëhet funksionale shumë shpejtë dhe zyrtarët që do të emërohen aty do të jenë 24 orë në shërbim të realizimit të të drejtave civile për qytetarët që vijnë nga ajo pjesë, por edhe për qytetarët që jetojnë në Gjilan edhe më tutje si rezident por pa të drejta të njohjes së dokumentacionit”, është shprehur Haziri.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button