Gratë e Preshevës edhe më tej udhëtojnë më së paku 70 kilometra për lindje, pasi materniteti jashtëspitalor në Preshevë ende nuk ka filluar të punoj, edhe pse është përfunduar në korrik të vitit 2014.
“Punët në maternitet kanë filluar në korrik të vitit 2012. Eshtë punuar sipas projekteve të mëhershme të ngjajshme, ndërsa janë marrë të gjitha lejet për punë, edhe ajo e Ministrisë së shëndetësisë së Serbisë” ka deklaruar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.
“Janë siguruar fondet, në korrik kanë përfunduar të gjitha punët, ndërsa aparaturën dhe mjetet e kompletuara i kanë dorëzuar në Preshevë me 31 janar 2014 nga shefi i delegacionit evropian në Serbi Michael Devenport” ka shtuar Mustafa.
Sipas kryetari Mustafa, në maternitetin e Preshvës janë investuar 1.360.000 euro, ndërsa mbetet radha e Ministrisë së shëndetësisë që të jep dritën jeshile për punësimin e gjinekologëve dhe mamive të nevojshme për punën në maternitet, që konsiderohet se janë në nevojë rreth 15 deri 20 punëtorë shëndetsorë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;