Pesë hakerë të rinj serb kanë hyrë në sistemin shtetëror dhe kanë marrë Numrat Unik Identifikues të Qytetarëve (JMBG) pothuajse të të gjithë banorëve të Serbisë, të paktën kështu thonë sulmuesit.
Pesë hakerët e rinj serbë pohojnë se kanë thyer sistemin shtetëror dhe kanë vjedhur numrat personal gati të gjithë qytetarëve që jetojnë në Serbi.
“Të gjithë Serbinë e kemi në shuplak të dorës. Kemi pothuajse të gjitha informacionet e banorëve serb, duke filluar nga JMBG e deri atje se çka bëjnë ata, ku jetojnë , numrat e telefonit”, thuhet në emailin të cilin e ka pranuar redaksia e gazetës së përditshme beogradase “Novosti”, transmeton Titulli.
Si provë, në këtë redaksi kanë mbërri edhe tabelat me të dhënat e qytetarëve të Novi Beogradit, Vozhdovcit, Novi Sadit, Jagodinës…etj.
Hakerët kanë shpjeguar se pse e kanë ndërmarrë këtë veprim.
“Këto të dhëna po ia paraqesim opinionit për shumë arsye. Arsyeja e parë dhe kryesore është se policia jonë kibernetike ndjekë ekskluzivisht hakerët serbë derisa ata shqiptarë i injoron. Tani do të kenë më shumë arsye që t’na kërkojnë, por do të humbin kohë për asgjë”, thuhet në email.
Arsyeja e dytë është, shkruajnë hakerët, që populli të shohë se sa është e rrezikuar privatësia në këtë shtet dhe si përmes këtyre të dhënave mund absolutisht të merren të gjitha informacionet rreth tyre.
“Arsyeja e tretë është që shteti duhet të ketë kujdes edhe pas disa paralajmërimeve se mbrojtja e sistemit është e dobët dhe rreth kësaj të kenë më shumë kujdes”, shkruajnë përmes postës elektronike të pesë hakerët, të cilët për veten thonë se janë më të vjetër se 19 vjet.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;