Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë njofton opinionin e gjerë të Luginës së Preshevës se ditën e diel më 28 dhjetor 2014, me fillim në ora 17:00 do të bëhet hapja solemne e “Qendrës për edukim dhe arsimim” të Sektorit të gruas pranë QSA. Kjo Qendër me një ambient shumë të veçantë dhe të pajisur me një ifrastrukturë moderne, do të shërbejë si vendtakim i grave, motrave, bijave, nënave dhe gjysheve tona, ku do të kenë mundësi të jenë pjesë e programeve dhe aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen në kuadër të saj.
Sektori i gruas pranë QSA ka iniciuar ngritjen e “Qendrës për edukim dhe arsimim”, si nevojë imediate për t’u marrë në mënyrë aktive dhe të vazhduar me çështjet që i preokupojnë gjininë femërore në Luginën e Preshevës.
Duke e vlerësuar rolin e gruas si shumë të rëndësishëm në shoqërinë tonë, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Qendrës, do të trajtohen problematika të ndryshme dhe do të punohet bashkërisht në gjetjen e zgjidhjeve të tyre. Jemi të vetëdijshëm që pa edukimin e femrës, nuk mund të kemi një shoqëri të edukuar.
Nëse një Qendër e tillë ka qenë ëndërr e çdo gruaje preshevare, tani e tutje është bërë realitet. Pra, urdhëroni në ambientin tonë dhe tuajin, pasi ai është i hapur nga mëngjesi deri në mbrëmje vetëm për ju motra.
Lidhur me projektin të cilin po e prezantojmë, Qendra jonë deri më tash e ka siguruar një ambient me mbi 200 m2 dhe infrastrukturën e kompletuar të nevojshme për funksionimin e saj në kushte normale. Përveç kësaj, në dispozicion janë dhe dy edukatore, të cilat do të merren me mbarëvajtjen e kurseve të edukimit dhe mësimit të leximit të Kur’anit, si dhe shërbime tjera që do të ofrohen në Qendër.
Programi dhe aktivitetet të cilët do të zhvillohen në kuadër të Qendrës për edukim dhe arsimim janë: mësimi i leximit të Kur’anit, trajnime në sfera të ndryshme (kurse të gjuhëve, kuzhinierisë, shëndetësisë), ligjërata, sohbet, tribuna, debate, tryeza të rrumbullakëta, iftare, mevlude etj.
Adresa e Qendrës për edukim dhe arsimim është:
Rruga M. Tito nr. 25, në afërsi të xhamisë “Ibrahim Pasha” në qendër të qytetit të Preshevës.
Ju mirëpresim!
Sektori i gruas pranë Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit
Dr. Arbenita Arifi, koordinatore
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;