LajmeMagazina

Hivzi Islami nga Letovica rizgjidhet kryetar i Akademisë së shkencave dhe arteve të Kosovës

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ka rizgjedhur sot kryetar akademikun Hivzi Islami, u bë e ditur përmes një njoftimi për medie. Të rizgjedhur janë edhe nënkryetari e sekretari i përgjithshëm i AShAK – akademikët Pajazit Nushi e Isuf Krasniqi.
Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 24 dhjetor 2014, mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë, dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:
– Akademik Hivzi Islami – kryetar;
– Akademik Pajazit Nushi – nënkryetar;
– Akademik Isuf Krasniqi – sekretar i përgjithshëm.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu verifikoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
– Akademik Eqrem Basha, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
– Anëtar korrespondent Jusuf Bajraktari, sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore
– Akademik Fejzullah Krasniqi, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
– Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, sekretar i Seksionit të Arteve.
Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë i Kosovës, Arsim Bajrami, ka uruar të zgjedhurit.
Akademiku Hivzi Islami është nga Letovica e Komunës së Bujanocit.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button