Organet e punëve të brendshme të Sërbisë, Drejtoria në Vranjë, pas marrjes në bisedë informative të kryetarit të OVL-së dega në Preshevë Nazmi Hajredinin, ish-kryetarin e OVL-së në Bujanoc Edmond Isufin, më 2 dhjetorë e kanë intervistuar edhe kryetarin e OVL UÇPMB në Bujanoc Afrim Agushi.
Organizata e veteranëve të Luftës dje ka mabjtur në mbledhje të përbashkët dhe unanime në të cilën janë marrë disa vendime e që sot kryetari i OVL-së në Bujanoc Afrim Agushi në konferencës për shtyp hedhi në pah këto vendime dhe deklaratën e tijë dhe se për çfar akuzuohej ky i fundit. Agushi akuzohet për nxitje të urrejtjes rasore, fetare dhe ndërnacionale pas organizimit të akademisë përkujtimore Epopeja e UÇPMB-së e cila është mbajtur në datat 21,22 dhe 23 nënëtor pasi që ky manifestim si çdo vit për të 14 herë radhazi organizohet nga organizata në fjalë. Marrja në pyetje sipas Agushit, ka zgjatur plot dy orë i cili iu është përjgigjur inspektorëve me shumë maturi duke mos cënuar askënd dhe asgjë pasi që të gjitha dokumentacionet të gjitha organizimet janë bërë në mënyrë të ligjshme tha Agushi dhe kjo i ka zhgenjyer të gjithë kryesinë, anëtraët e OVL-së që në të ardhmën të jenë të kujdesëshm edhe pse bëhet fjalë për nderim të gjakut të dëshmorëve, shkoëve të tyre të cilt nuk janë më. Organizimet e tillla sa i përket akademive përkujtimore janë organizuar edhe më herët thot Agushi, mirëpo këtë vit pas 14 vite OVL ka mbajtur edhe akademinë përkujtimore dhe kjo ishte ndoshta qëllimi kryesor i marrjes në pyetje pasi Epopeja e UÇPMB-së ka konciduar me ditën e Arangjerllit thot Agushi i cili nuk ka qenë fare në dijeni për këtë festë fetare. Nga shërbimi sekret thot Agushi nuk është përdorur as dhunë e as gjuha e dhunës. Në vendimin e organizatës së veteranëve të Luftës i cili është marrë dje në mbledhje thuhet qartë se nëse vazhdon ky rezhim nga institucionet e Ministris së Punëve të Brendshme të Sërbisë në marrjen në pyetje të ish pjestarëve të UÇPMB-së dhe se nuk marrin pëlqimin nga organet shtetërore për organizimet e ndryshme, Organizata e veteranëve të Luftës nuk do të insistoj në mbajtjen e organizimeve sepse nuk kanë përkrahje të mjaftueshme, dhe nëse burgoset dikush OLV nuka ka kompetenca të luftoj që t’i dal në ndihmë pasi përkrahja politike në këtë aspekt mungon. OVL-UÇPMB i vë në pykpyetje organizimet e mëtutjeshme për nderë të dëshmorëve të kombit, pasi që thonë se nuk kanë përkrahjen e nevojshme për të vazhduar në mbrojtjen e vloerave të dëshmorëve të kombit.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;