LajmeMagazina

Këshilli Kombëtar Shqiptar me struktura të reja organizative

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e dytë të radhës dhe ka zgjedhur strukturat e reja organizative.
Anëtarët e pranishëm të Këshillit Kombëtar Shqiptarë kanë zgjedhur Zejni Fejzullahun për zëvendëskryetar, Enver Memeti sekretar dhe kryetar i organit ekzekutiv është votuar Shukri Ymeri, kuse për zëvendës Arbër Pajaziti. 
Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së tha se tani është kompletuar udhëheqja e këtij institucioni,  nga rezultatet e dalë të zgjedhjeve të mbajtura për këtë institucion dhe në kuadër të marrveshjes së përbashkët të listës së “Koalicionit i Shqiptarëve të Bashkuar” dhe koalicionit nga lista “Partia Demokratike – Dr.Sc.Nagip Arifi”.
Sipas Musliut në këtë seancë ende nuk është përmbyllur procesi i kompletimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku mbeten edhe mëtej zgjedhja e komisioneve të këtij institucioni nga fushat përkatëse. 
Musliu tha se iu është bë edhe ftesë anëtarëve të “Koalicionit për të Drejtat e Shqiptarëve” që të marrin pjesë në mbledhje dhe japin kontributin e tyrë në zgjidhjen e problemeve. 
“Këshilli Kombëtar Shqiptar tash e tutje do të koncentroj të gjitha energjitë për realizimin e objektivave dhe qëllimeve që ka vendosur para vetës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimi për informim i KKSH-së.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button