Ministria e Punëve të Jashtme po përpiqet që ish-ushtari i UÇK-së, Genc Zogaj, të mos ekstradohet nga Franca në Serbi. Zogaj, i cili jeton në Francë, është arrestuar të premten e javës që shkoi nga Interpoli, me fletarrestim të lëshuar nga Beogradi.
Zogaj kishte thënë se urdhri për arrestimin e tij është lëshuar nga Gjykata Supreme e Vranjës, e cila ka dërguar fletarrestim në Interpol në vitin 2006, ku gjatë kalimit në Hungari ai është ndaluar nga policia e Hungarisë duke iu konfirmuar fletarrestimi nga autoritetet serbe.
Akuza e ngritur ndaj tij përfshin vrasjet dhe terrorin ndaj serbëve në rajonin e Gjilanit gjatë periudhës së qershorit 1999, gjë që, sipas Zogajt, nuk ka të bëjë fare me të. Po ashtu Zogaj ka qenë i akuzuar për dy vrasje, 6 rrëmbime dhe për terrorizëm edhe në Kosovë nga gjykata e UNMIK-ut, por është liruar si i pafajshëm. Në Zyrën për media të MPJ-së kanë thënë të premten se janë në kontakt me autoritetet franceze.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;