Dy ministrat e sapozgjedhur të qeverisë së re, ai i Drejtësisë – Hajredin Kuçi dhe i Punëve të Brendshme – Skënder Hyseni, kanë udhëtuar sot për në Beograd, ku do të marrin pjesë në një takim rajonal.
Kuçi dhe Hyseni do të jenë prezentë në konferencën, e cila po mbahet nën patronatin e Komisionit Europian, transmeton lajmi.net.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe ministra të vendeve tjera të rajonit.
Është hera e dytë që ministra nga qeveria e Kosovës do të marrin pjesë në një konferencë me karakter rajonal në kryeqytetin e Serbisë, pas ish-ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;