LajmeMagazina

Lugina e Preshevës kërkon ndihmën e Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të premten kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Në fillim të takimit, Mustafa e uroi kryetarin për pozitën e re në krye të legjislativit të Kosovës, duke shprehur besim se gjatë mandatit të tij do të ketë intensifikim të marrëdhënieve me shqiptarët e Luginës, duke i bërë ato edhe më përmbajtjesore.
Veseli dhe Mustafa diskutuan për zhvillimet në vend dhe rajon, për dialogun ndërshtetëror aktual, bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Kuvendit dhe komunave të Luginës së Preshevës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe implementimin e marrëveshjeve ndërshtetërore.
Ishte qëndrim i përbashkët i takimit se duhet të respektohen të drejtat e njeriut, si dhe të integrohen pakicat në institucione, në mënyrë që komunitetet pakicë të jenë vendimmarrëse në nivele të ndryshme, të kenë qasje të papenguar në edukim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, ruajtjen e identitetit nacional etj., gjithnjë me ligje dhe praktika që përafrojnë vendet e Ballkanit me Bashkimin Evropian.
Veseli inkurajoi Mustafën, në veçanti për zhvillimet pozitive në fushën e edukimit, duke theksuar se me përkushtim do të përkrahë marrëveshjet e deritashme të Kuvendit me komunat me shumicë shqiptare të Luginës, raportojn mediat e Kosovës.
Ai më këtë rast ka cekur rëndësinë e dialogut, relaksimin e raporteve shtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e veçmas implementimin e marrëveshjeve ndërshtetërore me qëllim të përmirësimit substancial të jetës së të gjithë qytetarëve.
Bashkëbiseduesit ishin të një mendjeje se ka vend dhe vullnet për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, me interes të gjithanshëm. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button