Një urdhër i çuditshëm ju ka ardhur ditëve të fundit nëpunësve të policisë së komunikacionit në Maqedoni. Sipas burimeve të Zhurnal-it policët e trafikut rrugor duhet të dënojnë së paku 5 shofer brenda orarit të tyre të punës.
Sipas tyre ky urdhër gojor u është bërë nga shefat e tyre të ndrrimit. Ndryshe, Maqedonia njihet si shteti që i ka dënimet më të larta në Evropë. Qytetarët çdo po përballen me dënimet duke përjetuar ardhje-shkuarjen në punë me veturë si stres të madh, transmeton zhurnal.
Ndërkohë, edhe ndryshimet e Ligjit për komunikacion parashohin dënime të rrepta për shoferët në rast të mos respektimit të rregullave, si heqja e së drejtës për vozitje deri në 1 vjet, dënime për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar deri në 500 euro, pastaj 400 euro për vozitje në gjendje të dehur, gjoba prej 45 dhe 50 euro për rripin e sigurisë.
Ndryshe në këto 4 vitet e fundit në vazhdimësi rritet efekti i gjobave në buxhetin e shtetit. Vitin e ardhshëm parashihet që në buxhetin e Maqedonisë vetëm nga gjobat të hyjnë rreth 40 milion euro.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;