LajmeMagazina

Ministri I Punëve Të Brendshme Stafanoviq viziton Preshevën

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Nebojsha Stefanoviq sot ka hapur ambientet e reja të Stacionit Policor në Preshevë për të mundësuar kushte më të mira për punë, ndërsa ka theksuar se Qeveria dëshiron të ndërtojë një shoqëri të hapur dhe tolerante dhe një shtet që mbron qytetarët e saj.
“Më intereson që mos të ketë serb, shqiptarë e të tjerë të korruptuar, pasi ky është shqetësimi i përbashkët që të gjithëve po na sulmon”, ka thënë Stefanoviq me rastin e qëndrimit në Preshevë, duke nënvizuar se “në këtë vend kam ardhur për t’i thënë qytetarëve se gjithmonë do të jemi të gatshëm për t’i dëgjuar dhe biseduar me ta”, raporton Titulli.
Ministrit me këtë rast i është dhuruar një mirënjohje për kontributin në adaptimin e objektit. Ai me këtë rast ka thënë se këtë e përjeton si një njohje për punën e të gjithë pjesëtarëve të MPB-së dhe administratën lokale që kanë ndihmuar.
Gjatë bisedës me shefat e Administratës së policisë në Vranjë dhe Stacionit Policor në Bujanoc, Stefanoviq ka kërkuar që t’i jepet një theks më i veçantë bashkëpunimit me popullatën, pasi ajo ndërton besimin e ndërsjellë, dhe në këtë mënyrë arrihen rezultate më të mira në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Në përurimin e ambienteve të reja në Stacionin Policor në Preshevë, përveç pjesëtarëve të policisë lokale, morën pjesë edhe përfaqësues institucionale./Titulli.com/

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button