LajmeMagazina

Moti I Keq, Aksident Zinxhir Me Vetura Në Karadakun E Preshevës

Sot në orët e pasditës, Preshevën me rrethinë, si dhe malet e karadakut i ka përshkruar një mot i lig, me të reshura të borës. Kjo ka vështirësuar edhe ata udhëtarë që po kalonin me vetura nga Kosova drejt Preshevës dhe anasjelltas.

Në Caravajkë, afër gurëthyesit të “Saba Bellçës”, e deri tek vendi i quajtur “Çeshmja e Xheladin Maliqit” për kohë të gjatë ka qenë e bllokuar për shkak të aksidenteve zinxhir të veturave të shumta.
Siç raporton vizitorë i portalit Presheva.com, për rubrikën tonë “iPresheva – vizitorët raportojnë”, në këtë aksident kanë marrë pjesë 6 vetura, dhe përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. /I.M, presheva.com/

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button