Njerëz të vullnetit të mirë të cilët preferojnë të mbeten anonim për popullatën, por të njohur për redaksinë, nuk e lanë familjen Sopi nga fshati Maltërnoc nën mëshirën e fatit. E bënë për sevap, jor për lavdratë, kështu thurret kjo ngjarje humanitare e cila do ti sugurojë një familjes kulm mbi kokë.
16 vite jetesë në një kontejner me 4 metra kator i cili nuk plotsonte as kushtet minimale për banim, jetonte familja 5 anëtarëshe Sopi, në Maltërnoc të Bujanocit, koha e kishte harruar këtë familje, shpresat pothuajse ishin shuar, deri sa një dit dy persona trokasin në derë për t’ia thënë një ljam oi cili tashmë ia ka ndërruar jetën. Kur edhe ky kontenjer ishte mbuluar nga myku, lagështia dhe nuk ishte për banim, kjo familje u detyra të dilte në një shtëpi e cila edhe kjo nuk mund të thuhet se i ngjan një shtëpi komode për banim, por familja Sopi u detyrua ta bëjë një gjëtë të tillë. Kryefamiljari Metali Sopi, ishte detyrar që fëmijëve të tij Rinorit, Rinitës dhe Milotit të i siguronte një dhomë të ngrohtë në mos më shumë, sepas aq kishte mundësi, edhe pse në qdo moment ata rrezikoheshin nga rënia e mureve dhe pllakës, e moas të flasim për kushte tjera, ujë apo diq e tillë.
Në mes të dimrit dhe të ftohtit kur mendonin se ishte ngrire edhe shpresa e fundit për ndërtimin e një shtëpie, krejt papritur një zotëri nga fshati Tërnoc i cili jeton dhe vepron në perendim, ka dëgjuar për këtë familje dhe pas një filmi të cilin ia kishte siguruar një mik i tijë dhe ia ka dërguar në perendim ka ardhur, ka parë gjendjen dhe të nesërmën ia dhënën lajmin se ju do të keni një shtëpi të re. Zonja e shtëpisë Kadire Sopi, nuk fshehi as emocionin që e kishte para tri jave kur edhe ishte nisur themeli i kësaj shtëpi. “Nuk mujsha me marrë mend se dikush do të na ndërtonte një shtëpi, shpresat i kishim humbur, un dhe familja ime i falenderohemi, për sa të jetë jeta dhe ne dhe fëmijët tanë do t’i jemi mirënjohës për këtë gjestë shumë human” Shtëpia së shpejti do të jetë e gatshme për banim, këtyre ditëve do të përfundojë kulmi dhe menjëherë do të nisin punët tjera, kështu ka thënë njeriu i cili, asnjëherë nuk e publikoi humanitetin e tij. Zonja Kadire tha se, jamë shume lumtur pasi që edhe njërin prej fëmijëve e kam të sëmurë prej veshkave, kushtet sociale i kemi të rënda andaj kjo shtëpi për neve është një pasuri shumë e madhe” Zotëria i cili jeton në perëndim por edhe miku i tijë nga fshati Tërnoc i cili i ka dhënë ndihmën e pa rezervë nuk është kursyer për asgjë, është kujdesur në detaje për të gjitha punët rreth shtëpisë, duke i siguruar edhe shumë gjëra të tjera, janë dy njerëz të cilt duhet të jenë shmebull për këdo, sepse kur do të bësh një vepër nuk duhet ta dijë askush, e as nuk nevojitet të reklamohet, këtë e verëton edhe hadithi Kur‘anor “Cfar jep dora e djatht nuk duhet ta dijë dora e majtë “. /F.Rexhepi./
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;