LajmeMagazina

Nuk ka marrëveshje për Kartonin e Gjelbër

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha se draft-marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për automjetet nuk është Karton i Gjelbër. Kjo marrëveshje nuk vlen për bashkatdhetarët
Marrëveshja për sigurimin e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë që pritet të nënshkruhet së shpejti në Bruksel, përfshinë vetëm automjetet e dy shteteve, por jo edhe bashkatdhetarët kosovarë që vijnë  në vendlindje. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja Edita Tahiri që njëherit është edhe kryenegociatore në bisedimet teknike Kosovë-Serbi.
Ajo në një deklaratë për media thotë se kjo marrëveshje buron nga Marrëveshja për lëvizjen e lirë, ndërsa nuk është Karton i Gjelbër.
“Marrëveshja për sigurimin e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë mundëson uljen e tarifave të sigurimit të automjeteve për qytetarët e të dyja shteteve, të cilët deri më tani janë ngarkuar padrejtësisht me tarifa të larta, që për pasojë ka vështirësuar lëvizjen e lirë për qytetarët, thotë Tahiri.
Është me rëndësi të kuptohet se kjo marrëveshje, sipas saj, do të vlejë vetëm për të dyja shtetet të cilat me nënshkrimin e marrëveshjes do të njohin kartonët për sigurimin e automjeteve të njëra tjetrës “dhe se nuk ka të bëjë me Kartonin e Gjelbër”.
“Duke pasur parasysh se janë krijuar disa konfuzione në opinion publik, dëshiroj të sqaroj se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për sigurimin e automjeteve nuk ka të bëjë me Kartonin e Gjelbër. Kartoni i Gjelbër është një çështje që trajtohet në relacionin mes Kosovës dhe BE-së, respektivisht Byrosë Kosovare për Sigurime dhe Këshillit të Byrove me seli në Bruksel. Këto dy procese janë të ndara”, deklaroi Tahiri.
Kjo Marrëveshje, siç tha ajo në vazhdim, është e bazuar në parimet evropiane për lëvizjen e lirë dhe se Kosova ka konfirmuar pranimin e draft marrëveshjes, duke marrë për bazë vendimin e Asamblesë së Byrosë së Sigurimit të automjeteve të Kosovës e cila miratoi draft marrëveshjen në fjalë.
“Tani jemi në pritje të konfirmimit nga pala e Serbisë për të proceduar pastaj me nënshkrimin e sajë në Bruksel. Marrëveshja do të nënshkruhet nga të tri palët, Kosova, Serbia dhe Këshilli i Byrove, ku roli i Këshillit të Byrove do të jetë si garantues i zbatimit të drejtë të marrëveshjes dhe njëkohësisht do të luaj rolin e arbitrit në rastet kur paraqitet nevoja”, deklaroi Tahiri.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button