LajmeMagazina

Pas njerëzve, në kufirin e Preshevës kontrabandim edhe me kafshë!

Në pikën kufitare në Preshevë, doganierët kanë parandaluar tentim e kalimit ilegal nga Serbia në Maqedoni, të 40 zogjve, rosave, pulave e fazanëve, të cilët nuk bien në grupin e kafshëve të mbrojtura.
Këta zogj tentoi t’i kontrabandojë shtetasi i Maqedonisë 37 vjeçar, duke i fshehur në bagazhin e veturës së markës “Peugeot”.
Ai i kishte thënë doganierëve se të gjithë zogjtë i kishte blerë në Vranjë, ndërsa më pas kishte sqaruar se këtë e kishte bërë një Banjën e Nishit. 
“Gjatë kontrollit të detajuar të makinës, doganierët kanë kontrolluar bagazhin dhe veturën dhe shumicën e zogjve, 12 rosa, 4 pëllumba, 12 pula, 4 fazanë, janë gjetur në kuti kartoni, në arkë plastike dhe metalike në bagazh, kurse katër fazanë dhe dy pëllumba ishin të fshehura nën ulëset e përparme të makinës. Si përherë, në situatën kur zbulohen kontrabandim i kafshëve, doganierët janë konsultuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe Mbrojtje të Mjedisit, respektivisht Grupit për implementimin e Konventës CITES për të vërtetuar se për cilin lloj të kafshëve bëhet fjalë”, thuhet në kumtesën e Doganës, transmeton Titulli. 
Pas shikimit të fotografive si dhe vetë zogjve, inspektorët e veterinarisë kanë vërtetuar se këto lloj zogjsh nuk janë në listën e CITES të llojeve të mbrojtura, mirëpo janë marrë dhe vendosur në karantinë.
Duke pas parasysh se bëhet fjalë për shtetas të huaj, është nisë procedurë e përshpejtuar për kundërvajtje, ndërsa Gjykata kompetente për Kundërvajtje në Bujanoc ka sjellë vendim për dënim në të holla.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button