Qeveria e Sërbisë planifikon ti largojë nga puna 7.000 qytetarë. Në buxhetin për vitin 2015, për paga do të ketë 6,5 miliardë dinarë më pak, përshkak të racionalizimit të sektorit publik. Sipas buxhetit për vitin e ardhshëm siç shkruan “Blic” në harmonizim me programin e racionalizimit i cili do të zbatohet deri më 30 qershor 2015 sasia e vlerës për paga do të zvogëlohet për 2.5% në krahasim me këtë vit. Janë zvogëluar edhe shpenzimet e të gjithë ministrive për mesatarishtë 15%.
Përveç zvoglimit të pagave i cili ka filluar tani të zbatohet linearishtë për 10% të gjithëve në sektorin publik, shumica të cilt kanë pas ekstra profit do të duhet ta harrojnë atë. Siç thuhet në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm nuk do të ketë më bonuse jo transparente, gjegjësisht përveç pagës të punësuarit do të mundë të llogarisin vetëm në shpërblimet jubilare.
Me garancion të shtetit me kredit që do të shërbejnë për mirëmbajtjen e likuiditetit nuk do të mundë të llogarisë asnjë ndërmarrje publike. Pagesat në bazë të garancionit të dhënë për obligimet për huat e ndërmarrjeve publike, fondit për zhvillim dhe agjensisë për sigurim, depozitat e periudhës së mëhershmë në vlerë prej 30.7 miliardë dinarë me këtë buxhet do të zyrtarizohen si obligime ndaj borxhit që servison Republika e Sërbisë. Këtë vit së paku sipas propozim buxhetit do të jepen vetëm disa garancione edhe atë ekskluzivisht për projekte investuese. Më pak mjete do të ketë edhe për subvencione gjithsejt 81 miliardë për dallim prej këtij viti, kur ka pasurë 93.7 miliardë dinarë. Më së shumti subvencione do të ketë për bujqësi, gjithsejt 36.5 përqind, pastaj në ekonomi 18. 9 përqind, hekurudhave 14.1 përqind dhe për rrugë 8.2 përqind. Shtesa buxhetore për pagesën e rregullt të pensioneve do të jetë 220.3 miliardë dinar. Do të rritet vlera për mbrojtje sociale prej 110.8 miliardë në 126.2 miliardë dinar. Për fat të keq do të rriten edhe të ardhura në bazë të pagesës së kredive të marra prej 112.5 në 132.6 miliard dinar dhe në bazë të kësaj në vitin e ardhshëm do të paguajmë 17. 9 përqind më shumë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;