LajmeMagazina

Preshevës i “zhduket” fontana?!

Kur ka përfunduar rregullimi i oborrit të shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, tani vijnë edhe akuzat për moskryerje të projektit sipas planit të paraqitur më herët.
Projekti me vlerë prej 4.532.000 dinarë, përveç shtruarjes me pllaka betoni, ka përfshirë ndërtimin edhe të fontanës në qendër të oborrit të shtëpisë së kulturës, për të cilën tashmë ka edhe pakënaqësi në mesin e qytetarëve.
Kujtim Sadriu nga Presheva këtë investim e ka quajtur “Parku intensiv korruptiv”, duke dyshuar se në rregullim e brendshëm të këtij institucioni ka pasur manipulime.
Ai thotë se fontana që sipas projektit ishte paraparë të ndërtohej, dhe që figuronte në dokument me një vlerë rreth 9.000 euro, nuk është ngritur fare.
“Kryetari i fuqishëm i pushtetit aktual në Preshevë, me koalicionin sahanlëpirës dhe opozitën e shkapërderdhur, si në përrallë, lëre që e kanë ngrënë hekurin me dhëmbë, por e kanë gëlltitur një fontanë të tërë, bashkë me gurë dhe beton!”, shkruan në reagimin e tij , Sadriu.
Duke akuzuar për korrupsion pushtetin në Komunë të Preshevës, Sadriu, i cili njëherit është edhe drejtues i Partisë Liberal Demokratike (PLD) në këtë komunë, habitet me heshtjen e opozitës ndaj këtyre rasteve.
“Nuk më vije çudi me pushtetin “Patrotik”, i cili nuk ngopet me parat e buxhetit komunal, që sigurohen nga Republika e Serbisë, por më çudit opozita që hesht dhe nuk ndërmerr asnjë masë për ta ndaluar këtë korrupsion, por heshtja e tyre tregon se edhe këta janë pjesë e këtyre lojërave korruptive”, shprehet matej Kujtim Sadriu.
Ai matej thekson se veprimet e tilla dëshmojnë se deklaratat “patriotike” të liderëve në Luginë, shërbejnë për mbrojtje nga krimi i organizuar financiar.
“Bile, bile me këto deklarata, nëse merren masa nga organet shtetërore, ata do ta mbulojnë maskarallëkun e tyre para faktorit ndërkombëtarë, kinse me pretekst Serbia po na arreston pse po e kërkojmë Flamurin Kombëtar dhe po na ngrit procese të montuara politike në emër të krimit financiar!”, shprehet Sadriu.
Drejtuesi i PLD-së duke folur për projektin tha se “tashmë ka mbaruar gjithçka në letër, por në fakt fontana nuk ekziston, ajo është avulluar nga pushteti diktatorial komunal”.
Portali informativ Titulli kishte raportuar për fillimin e punimeve për ndërtimin e oborrit të shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.
Ky medium, në raportimin e muajit korrik të këtij viti kishte paraqitur edhe planin e investitorit, në të cilin figuronte edhe fontana, që sot nuk është ndërtuar.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button