LajmeMagazina

Pse Po Largohen Të Rinjtë Nga Bujanoci?

Më shumë se 70% e të rinjëve nga Bujanoci nuk e sheh të ardhmen e tij në vendlindje dhe planifikon të largohet, si një opsion të mundshëm në ndonjë qytet më të madh si Prishtina apo Tirana ose në Evropën perëndimore, tregojnë hulumtimet e fundit të organizatave joqeveritara nga Lugina e Preshevës, transmeton presheva.com.
Puna dhe kushtet më të mira të jetesës janë e vetmja dëshirë e të rinjëve nga Bujanoci, pa marë parasysh se ai përket komunitetit shqiptar, serb apo rom.
Problemet ekonomike ata i shohin si më të rëndësishmet, ndërsa të rinjtë shqiptar paralajmërojnë edhe për mos pranimin e diplomave nga Kosova, ku edhe mbarojnë fakultetet.
Çështja e pazgjidhur e njohjes së diplomave për shumicën e të rinjëve shqiptar, gjendja e vështirë ekonomike dhe pamundësia për të gjetur një punë janë faktorët kryesor e largimit të të rinjëve nga Lugina e Preshevës.
Sipas të riut nga Bujanoci, Kujtim Ismaili, shteti i Serbisë nuk është aspak interesuar për zgjidhje e problemeve të të rinjëve, të cilat janë kryesisht social dhe ekonomik, por edhe në fushën e arsimit.
“Planet mësimore aspak nuk janë reformuar dhe në këtë mënyrë të rinjtë janë penguar të jenë pjesë e shoqërisë moderne dhe vlerave evropiane” ka thënë Ismaili, transmeton presheva.com, i vetëdijshëm se ekziston distancë etnike ndërmjet të rinjëve në Bujanoc, por të gjithë ata kanë probleme të përbashkëta.
“Mendoj se administrata shtetërore nuk përballet me problemet e të rinjëve dhe kjo paraqet një problem të madhe. Ne këtu nuk kemi asnjë aktivitet të administratës shtetërore e cila është drejtuar kah të rinjtë” ka thënë Ismaili.
“Nuk janë të rinjtë problem, por mentaliteti i vjetër i administratës publike shtetërore” ka shtuar Ismaili i cili ka thënë se “administrata nuk është e hapur ndaj të rinjëve dhe vlerave të reja”.
Për Aleksandran Angjelkoviq nga Bujanoci, problem më i madh i të rinjëve është punësimi, e cila konsideron se vetëm shteti është ajo që mund të ndihmojë.
“Problemet janë multietnike, edhe për serbët, shqiptarët dhe romët. Të gjithë duam të punojmë” ka thënë Angjelkoviq duke paralajmëruar se serbët e rinj me numër të madh po largohen nga Bujanoci.
“Largohen edhe shqiptarët dhe romët e rinj. Po largohen të gjithë se këtu nuk ka punë” ka sqaruar Angjelkoviq, duke shtuar se investitorët nuk duan të vinë në Bujanoc, andaj shtetit i mbetet që të hap vende të reja të punës.
“Kjo është mënyra e vetme që të ndalohet largimi i të rinjëve nga Bujanoci, nga të gjitha komunitetet, por edhe emigrimin e serbëve nga këtu” ka thënë Angjelkoviq, transmeton presheva.com.
Këshilltari në Kuvendin komunal të Bujanocit, Miodrag Milkoviq thotë se ai nuk flet vetëm si politikan, por edhe si prind, i cili nuk e di se fëmijët e tij a do të kthehen në vendlindje pas mbarimit të fakultetit në Beograd apo në ndonjë qytet tjetër.
“Ne po merremi këtu me çështje që janë të mira vetëm për promovim politik, e jo për për atë që fëmijët të largohen nga Bujanoci dhe nuk planfikojnë që të kthehen” ka thënë Milkoviq.
“Nuk kemi me çka të merremi nëse të rinjtë nga largohen nga Bujanoci” ka thënë Milkoviq duke thënë se i tërë jugu i Serbisë gjendet në problem, jo vetëm Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, por edhe Bosilegradi, Vranja, Leskoci e Nishi.
“Të gjithë ne jemi në problem të madh, standardi është në nivel shumë të ulët” ka shtuar Milkoviq, duke thënë se shteti asgjë nuk ka bërë që zgjidhen problemet ekonomike.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button