Reformat e gjyqësorit nga viti 2010 lanë komunën e Preshevës pa gjykatë. Nga 1 janari i këtij viti, në Bujanoc është kthyer gjyqi themelor në Bujanoc, ndërsa në Preshevë ka mbetur vetëm gjyqi për kundërvajtje.
Sipas reformave gjyqësore që ka hyrë në fuqi me 1 janar të vitit 2010, gjykata themelore e Vranjës ka mbetur e vetmja si kompetente në këtë fushë, si për gjykimet ashtu edhe për kërkesat e ndryshme administrative që kanë qytetarët e Luginës së Preshevës.
Kjo është shoqëruar edhe harxhime të mëdha, humbje të nervave dhe të ditës, pasi edhe për një marrëveshje më të vogël, qytetarët e Preshevës duhet të udhëtojnë në Vranjë.
“Ne si qeverisje lokale gjatë centralizimit të gjyqësorit drejt Vranjës kemi kërkuar nga shteti që ti mbajmë autoritetet gjyqësore dhe shteti me këtë të tregoj se dëshiron integrimin e shqiptarve në institucionet shtetërore. Nuk na kanë përkrahur, andaj përveç që mbetëm pa gjyq mbetem edhe pa ndjekje pa prokurori. Ne jemi zonë kufitare dhe këto organe janë të nevojshme” ka thënë Mustafa.
Kryetari Mustafa ka thënë se përfaqësuesit shqiptar kanë pasë katër apo pesë takime me shtetin para se të miratohet ligji i ri për vendet dhe territoret gjyqësore dhe prokurorëve publik, me të cilën numri i gjyqeve themelore në Serbi është rritur nga 34 në 66.
“Ato negociata nuk sollën asgjë. Sekretari shtetërorë në Ministrinë e drejtësisë është tallur me ne. Herë mundet gjyqi themelo, herë nuk mundet. Edhe në fund, asgjë nuk ndodhi” ka thënë Mustafa.
“Edhe sot ne konsiderojmë që qëndimi ynë është i drejtë, para së gjithash për arsye politike dhe për të qetësimit të tensioneve në këto hapsira. Kemi kryer biseda të përbashkëta me sekretarin shtetërorë në Ministrinë e drejtësisë Nedja Jovanoviq, duke i sygjeruar se për çfarë kanë nevojë këto komuna. Mirëpo, nuk justifikoj as reaksionet e shqiptarëve. Nëse ligji nuk ka gjetur zgjidhje të menjëhershme, nuk do të thotë se duhet të ndërpritet dialogu. Edhe pse nga ministria e drejtësisë është thënë se për një vit do të monitorohet gjendja dhe të skenohet situata dhe në përputhje me këtë do të mirret vendim për zgjidhje të reja atje ku ka nevojë për gjyq themelor dhe prokurori” ka thënë Stankoviq.
Për të është e pakuptueshme se si në momentin kur e tërë bota tenton kah progresi, pakicat nacionale në Serbi kthehen në kohë mbrapa duke iu hequr institucionet të cilat i kanë pasur në vitet e 70-80 të shekullit të kaluar.
Ai shton se “Personalisht nuk ka mund të besoj kur sekretari shtetërorë në ministrinë e drejtësisë gjatë një bisede na ka thënë se neve nuk na takon as kjo që na ka dhënë tani Serbia, me kthimin e gjyqit themelor në Bujanoc. Atherë, cili është kuptimi i negociatave të mëtutjeshme”.