Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama gjatë debatit të mbajtur sot në Prishtinë, të organizuar nga Lëvizja FOL, ka folur për politikën dhe përfaqësuesit e saj.
Në këtë organizim, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, shoqërisë civile e kulturore, u fol për organizimin politik e demokratik të shqiptarëve në trojet ku ata jetojnë, duke filluar me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.
Kryeministri Rama, me këtë rast doke folur për simptomat e dobësisë demokratike të politikës në këto treva, u ndal edhe te Lugina e Preshevës.
“Mbase shqiptarët e Luginës së Preshevës janë më të justifikuarit ndër të gjithë ne, për të njëjtat simptoma dobësie demokratike që shfaqen edhe në organizimin politik dhe demokratik të bashkëjetesës mes tyre”, shprehet kryeministri.
“Prapëseprapë, prapambetja përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në raport me shqiptarët si komb, në të gjitha hapësirat ku ne jetojmë dhe në raport me bazën qytetare që garanton përfaqësimi politik, është fakt, edhe atje”, nënvizon Rama, transmeton Titulli.
Ai është ndalur edhe tek zhvillimet e fundit mes Qeverisë në Beograd dhe Luginës, me theks tek investimet.
“Për herë të parë Qeveria e Beogradit do të dedikojë një fond për ndërtimin e një universiteti në Bujanoc. Dhe, për herë të parë, problematika shumëvjeçare dhe asnjëherë e adresuar me dinjitet nga Beogradi e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, do të vazhdojë të adresohet jo vetëm si propagandë, por edhe si një zinxhir veprimesh konkrete për përmirësimin e cilësisë së jetës në Luginë”, thotë mes tjerash kryeministri shqiptar.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;