Regjisori dhe aktori nga Lugina që vepron dhe jeton në Zvicër, pas realizimit të shumë filmave, në plan ka edhe një film për Skënderbeun.
Në një intervistë dhënë portalit informativ Titulli, Valton Jakupi, nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit ka shpalosur planet e tij në fushën e kinematografisë, duke i kaluar kufijtë e Evropës duke shkuar në Holliwoodin e largët, në SHBA.
“Për herë të parë për lexuesit e Titulli.com po e zbulojë edhe projektin shumë të madh që do realizohet në bashkëpunim me produksionin filmik “Kraja Films”- New York, si dhe me disa producent dhe regjisor nga New Yorku. Jemi duke parë një skenarë tepër të madh mbi historinë e Skënderbeut, por edhe më i gjerë”, u shpreh Jakupi.
Ai shton se filmi do të realizohet mes produksionit të cilin e udhëheqë, “International Film Europe London-Swiss”, si dhe “Kraja Films” nga New Yorku, ndërsa financues do të jetë produksioni më i madh Amerikan “UNIVERZAL”.
Sipas tij ky projekt gjigant do të marrë edhe mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë, Kosovës dhe me dy Akademitë e Shkencave dhe Kulturës.
“Për momentin jemi duke punuar në skenar, i cili është krejtësisht në gjuhën angleze. Në realizim do të inkuadrohen edhe James Belushi, Eliza Dushku etj. ky është plani që kemi me produksionin “Kraja Films” nga New Yorku”, i tha Titullit, Jakupi.
Në këtë intervistë të realizuar në Cyrih të Zvicrës, regjisori nga Lugina, i cili këtë nëntor mori edhe çmimin “Penda e Artë”, të ndarë nga Departamenti për Kulturë në kantonin St. Gallen, me filmin “Wer bist du – Cili je ti?”, thotë se në projektet e tij gjithmonë ka vend për aktorët nga Lugina e Preshevës.
Aktori ka dëshirat e tij e sidomos të investimit në vendlindje.
“Në një të ardhme mendoj që ta hapë një produksion filmik që t’i ofroj rinis atje trajnime nga ekspert të fushës së kinematografisë dhe teatrit, të realizojmë projekte të ndryshme në vendin tim, pasi shumë vende të bukura e artistike ka Bujanoci”.
Jakupi në këtë intervistë flet edhe për kontributin që jep në Zvicër për vendasit e tij, e i fundit ishte edhe realizimi i takimit të kryetarit të Komunës së Bujanocit me atë të qytetit Wil.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;