Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar dënimin maksimal me 35 vjet burg për Oriola Lleshin, nënën 24 –vjeçare nga Librazhdi që mbyti me jastëk në muajin maj djalin e saj vetëm dy -muajsh. Akuza thotë se tashmë është provuar që Oriola e ka mbytur foshnjën për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshortin dhe prindërit e tij, të lindura pas dyshimeve për atësinë e fëmijës. Vetë ajo e ka pranuar krimin sipas këtij versioni. Në një rrëfim tronditës, ajo ka dëshmuar se debatet për atësinë nuk ishin të kota, pasi ajo nuk e kishte djalin me bashkëshortin, por me një tjetër person, që ajo thotë se e kishte përdhunuar
“Kam patur debate për atësinë e djalit. Ajo janë shtuar pas lindjes së fëmijës, sepse unë djalin e dytë nuk e kam me burrin, por me një person tjetër. Ai më ka kapur me zor kur po punoja tokën. Ka ndodhur në qershor të 2013-ës. Vjehrra dhe vjehrri im ziheshin për shkakun e atësisë së fëmijës dhe unë nuk doja të ndahesha nga burri. Ndaj në mëngjes e kam mbytur fëmijën. E ktheva përmbys dhe e shtrëngova që t’i merrej fryma. E mbulova me batanije dhe ashtu e mbajta derisa vdiq. Ashtu më gjeti vjehrra. Unë isha në gjendje depresioni”.
Oriola Lleshi nuk e ka treguar përdhunuesin. Ka thënë se nuk e njeh. Ekzaminimet mjekësore vërtetuan se ajo ka qenë e përgjegjshme dhe nuk vuan nga ndonjë problem mendor.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;