LajmeMagazina

Serbët E Quajnë Skandaloze Vendosjen E Flamurit Në Ndërtesën E KNSH-Së

Flamuri i Shqipërisë, që ishte vendosur të premten në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve për Festën e Flamurit, vazhdon të valojë në këtë ndërtesë, diçka që ka alarmuar Beogradin, përfshirë edhe mediet serbe.
Përpos ndërtesës së Këshillit në Bujanoc, flamuri me shqiponjën dy krenare gjendet edhe në ndërtesat e komunave në Preshevë dhe Bujanoc, ndonëse në këto objekte është përkrah flamujve të shtetit serb, shkruan Blic, transmeton presheva.com.
Shqiptarët kanë të vetmin Këshill Kombëtar minoritar në Serbi i cili nuk e ka flamurin e vet, por në vend të tij përdor flamurin e Shqipërisë, shkruan Blic.
Paraqitje të tilla nëpër Serbi bëhen më të shpeshta çdo vit kur afrohet festa e flamurit kombëtar, më 28 nëntor.
Sipas kësaj gazezete, Këshilli Kombëtar i shqiptarëve nuk e ka pyetur askënd për ta vendosur flamurin e Shqipërisë në objektin e saj.
Siç mësohet, policia tashmë ka një raport dhe i ka dërguar prokurorisë së lartë në Vranjë, e cila duhet të vendos se ka elemente për të ngritur akuzë. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button