Grupi punues për kujdesjen e vozitësve të rinj ka miratuar sugjerimin që vozitësve deri në moshën 21 vjet ti kufizohen perfomansat që do ti kenë ata si vozitës. Ndalesa e parë është ajo se vozitësit deri 21 vjeç nuk do të mund të vozitin prej orës 23:00h deri ora 06:00h e mëngjesit.
Përveç kësaj, në vitin e parë si vozitës me patent shofer, nën moshën 21 vjet, do të kenë patent shoferin provë dhe mund ti vozitin më së shumti katër persona, prej të cilëve njëri duhet të ketë më së paku përvoj tre vjeçare si vozitës. Kufiri i sipërm që ata mund të vozitin është fuqia e veturës prej 56 KW ose 76 KF. Shoferët deri në moshën 21vjeç do të kenë maksimalisht 9 pikë për denime, për dallim nga vozitësit tjerë që kufiri i sipërm i pikëve është 18. Nënkryetarja e Qeveris Serbe, njëherit ministre e ndërtimtaris, komunikacionit dhe infrastrukturës, Zorana Mihajlloviq, pas takimit me grupin punues për kujdesje të vozitësve të rinjë dhe pjesmarrësit në trafik , ka deklaruar se ky trup Qeveritarë siç edhe ka paralajmëruar, në afat prej 7 ditësh ka vërtetuar propozimin për ndryshimin e ligjit për sigurin në trafik. Duke shtuar se me këtë ka si qëllim mbrojtjen e jetës së të rinjëve. Edhe pse ky ligj ka të bëjë me kujdesin e vozitësve, të rinjët tanë nuk pajtohen me këtë ligj, ata thonë se, po i kufizohen shumë gjëra gjatë vozitjes. “Është mirë që të kemi ndales në shpejtësi, por jo edhe të na kufizojn se sa persona duhet ti bartim dhe në cilën orë mundemi e në cilën smundemi, ta ngasim makinën” Mihajlloviç ka deklaruar se, do të ketë edhe më tej propozime për ndryshimin e ligjit, ku vëmendje të veçant do ti kushtohet edukimit të të rinjëve. Ajo ka thënë se grupi punues për kujdesjen e vozitësve të rinjë dhe pjesmarrësve në komunikacion, në të ardhmën do të mbajë takime çdo 15 ditë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;