LajmeMagazina

“Shqiptarët e mirë”, në një film dhe në debat me zviceranët

Ngasës të çmendur të makinave, tregtarë me drogë dhe belaxhinj: këto cilësime për shqiptarët janë kudo të pranishme në kryetitujt e medieve. Komunitetit të dytë më të madh të huaj në Zvicër i duhet të përballet me një imazh te mjerë.
Në debatet publike ata shpesh vihen në lidhje me kriminalitetin, abuzimin e ndihmave sociale, islamizimin ose me sjelljet patriarkale. Por, çfarë ka të vërtetë në këto akuza? A ka shqiptarë të mirë?
Përgjigjen kësaj pyetjeje do t`ia kërkojmë më 11 dhjetor. Do ta prezantojmë një film dokumentar të SRF, i cili ofron një pamje në përditshmërinë e shqiptarëve të ndryshëm. 
Pas projektimit të filmit, në sallë do të zhvillohet një debat i hapur. Në këtë debat, Florim Cuculi, kardiolog, Driton Komani, matematikan dhe Miranda Ademaj kryemenaxhere dhe themeluese e fondit  Skënderbeg Investments AG do të sjellin përvojat e  tyre të integrimit në Zvicër.
Shfaqja e filmit dhe debati do të mbahen më 11 dhjetor në ambientet e Universitetit të Friburgut (Univeristät Fribourg, Pérolles, G120), me fillim në orën 18.30.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button