LajmeMagazina

Shqiptarët për 1 milionë euro, informojnë mafinë e Sicilisë për vendndodhjen e Ballistit?

Protagonisti i ndeshjes së 14 tetorit të zhvilluar në Beograd, mes Serbisë dhe Shqipërisë , Ismail Morina, i njohur me emrin Ballisti, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat serbe.
Ballisti dyshohet për lëshimin e dronit të famshëm në fushën e stadiumit të Partizanit, duke bërë që nga ai moment të fillojnë incidentet dhe dhuna në atë ndeshje, e cila edhe u ndërpre, ndërsa u vendos në tavolinë nga UEFA.
Një ditë më parë, qarkulloi lajmi se kinse një biznesmen serbë, është i gatshëm të ofrojë deri në 1 milion euro, për kapjen e Ballistit.
Ndërsa sot, portali serb Alo.rs, i ka kushtuar një artikull tifozit që dyshohet që lëshoi dronin.
Sipas Alo.rs, janë vetë shqiptarët që kanë nisur t’i japin informacione mafisë së Sicilisë për vendndodhjen e Ballistit, pasi biznesmeni serbë ofroi 1 milion euro për kapjen e tifozit të Shqipërisë.
Sipas Alo.rs, Ballisti jeton në afërsi të qytetit të Leçes, në jug të Italisë.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button