MagazinaSport

Gjelbrim Taipi nga Tërnoci në garë për futbollistin e vitit në Zvicër

Vazhdojnë sukseset e futbollistëve shqiptarë në Zvicër. Së fundmi, në garë për një çmim të madh ishte edhe mesfushori nga Tërnoci, Gjelbrim Taipi.
21-vjeçari u nominua në garë për futbollistin më të mirë të vitit në Challange League (Liga e dytë) të Zvicrës nga faqja e njohur zvicerane www.goldenplayer.ch, ku në fund u mposhtë nga Gianluca Fontino.
Pas vetëm një viti si lojtar i skuadrës Wil, Taipi tregoi aftësitë e tij dhe sipas tij renditja në mesin e më të mirëve është një arritje e madhe.
“Brenda një viti kam bërë një përparim jashtëzakonisht të madh në Zvicër. Të jem në mesin e katër futbollistëve më të mirë të Ligës së dytë do të thotë shumë për mua. Por unë nuk do të ndalem me kaq pasi do të punoj që të vazhdoj karrierën time edhe në nivele më të larta”, tha Taipi për Telegrafin, duke shtuar se mund të largohet gjatë muajit janar për ndonjë skuadër elitare të Zvicrës.
“Gjatë muajit janar ekziston mundësia që të largohem nga Wili. Pas paraqitjeve të mira me këtë skuadër ka interes nga skuadrat elitare të Zvicrës dhe mund të nënshkruaj për ndonjërën prej tyre”, tha 21-vjeçari. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button