Dy zviceranët, Hans Michel dhe Jorg Duss jetojnë për shumë vite në Rusi. Michel drejton një fermë të suksesshme të qumështit në një krahinë 200 kilometra në jug të Moskës. Ndërkaq Duss punon për rusët super të pasur në Moskë dhe kujdeset për popullatën në nevojë.
Një film nga Helen Stehli Pfister, në fokus ka Hans Michelin, i cili emigroi dhjetë vjet më parë në provincën ruse dhe aty përkundër të gjitha vështirësive ka ndërtuar një fermë të madhe të qumështit.
Sot ai punëson 45 punëtorë, dhe operacioni “Qumësht zviceran” konsiderohet si një biznes model, raportojnë mediat zvicerane, transmeton Telegrafi.
Po të mos ishte kriza në Ukrainë, që hedh hijen e saj gjithashtu edhe mbi biznesin e “qumështit zviceran”, Michel tani pothuajse do të konsiderohej plotësisht me fat.
Ai e mori shansin e ofruar në Rusi. Duke qenë shumë i famshëm aty për rreth, u martua me dashurinë e tij, rusen Julia, e cila ka edhe një djalë, Johannin, shtatë-vjeçar.
Një koleg i Hans Michel, i cili jeton në Rusi që nga viti 1996, është Jorg Duss nga Lucerni i Zvicrës.
Ai gjithashtu kishte rënë në dashuri me rusen Natalia, transmeton Telegrafi.
Marangozi i kualifikuar, profesionisti i drurit, është i njohur sikurse tek të varfrit, po ashtu edhe tek të pasurit.
Në Moskë, kompania e tij është përgjegjëse për enterierin e apartamenteve luksoze dhe pallateve rezidenciale të oligarkëve, kompani e cila ka deri në 100 të punësuar.
Me fondacionin zviceran “Raduga”, Duss ka mbështetur popullatën në nevojë në rajonin Kaluga, 200 kilometra në jug të Moskës.
Klientët e tij të pasur kanë një gjë të përbashkët me popullsinë rurale: Ata të gjithë qëndrojnë të bashkuar prapa Presidentit Putin.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;